Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 4,7 për qind në muajin maj

Norma e papunësisë në SHBA shënoi rënie në muajin maj në nivelin më të ulët të saj në 9 vitet e fundit, por krijimi i vendeve të reja të punës ishte shumë i dobët, sipas shifrave të publikuara sot nga Departamenti i Punës.

Shkalla e papunësisë ra në 4,7 për qind kundrejt 5 për qind në muajin prill duke shënuar nivelin më të ulët prej nëntorit të vitit 2007.

Në të njëjtën kohë, krijimi i vendeve të reja të punës ishte shumë i dobët, duke rënë në 38.000, shifra mujore më e ulët prej shtatorit të vitit 2010.

Temat
BotëLajme

Të afërta