Nëse rrëqetheni kur dëgjoni një muzikë të mirë, atëherë ju jeni emocionalisht më inteligjentë se ata që nuk përjetojnë gjë.
Kështu thotë një studim i ndërmarrë nga Eastern Washington University, sipas të cilit, përjetimi i asaj që ndonjëherë quhet edhe “orgazëm e lëkurës”, do të thotë që ju jeni më i ndjeshëm se të tjerët.
Studimi gjithashtu tregon se këta njerëz kanë imagjinatë më aktive, vlerësojnë të bukurën dhe janë më emocionalë dhe reflektues.
Personat që janë marrë në studim, përjetonin mornica në trup ndaj ndryshimeve të papritura të muzikës, gjë që tregon se ata e përjetojnë muzikën dhe jo thjesht e dëgjojnë atë./ShekulliOnline/
Temat
Shëndet