Rama: Stavileci dhe Gjiknuri shembull për ministrat e tjerë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka vlerësuar se bashkëpunimi në një nga fushat kyçe, siç e ka quajtur ai energjinë, ka shënuar progres të ndjeshëm dhe bëhet i prekshëm për ekonominë e dy shteteve tona dhe vet qytetarët, duke ia atribuuar këtë sukses ministrave të linjës, Blerand Stavileci dhe Damian Gjiknuri.

“Duke falënderuar të dy ministrat për bashkëpunimin e tyre shumë të ngushtë dhe produktiv dhe duke ua paraqitur bashkëpunimin e tyre si shembull të dy ministrave të jashtëm, ja jap fjalën ministrin të Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Blerand Stavileci dhe Ministrit të Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri”, tha Rama.

Ministri Stavileci dhe ministri Gjiknuri, në takimin e sotëm të dy Qeverive në Prishtinë, kanë nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum ka objekt bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive, nëpërmjet Agjencive përgjegjëse të secilit vend, për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese dhe/ose fuqizimin e kapaciteteve aktuale gjeneruese me investime të përbashkëta, me synim optimizimin e burimeve energjetike.

ministrat

Temat
LajmeVend

Të afërta