Shpesh herë kemi dëgjuar për gjëra të ndryshme që këshillohen të vendosen në fytyrë për arsye të ndryshme. Por edhe përse njihen si produkte bukurie, ka shumë prej tyre që kanë efekte anësore e madje janë të dëmshme për lëkurën.
Spraj për flokë: Ju mund të keni dëgjuar diku se spraji për flokë ndihmon që grimi juaj të qëndrojë, por ai kurrë nuk duhet të aplikohet në fytyrën tuaj , sepse përmban alkool që e than lëkurën tuaj.
Deodoranti: Vetëm për shkak se deodoranti nuk lejon që ju të djersiteni, nuk do të thotë se duhet të spërkatni atë mbi çdo zonë të fytyrës tuaj me shpresën se mund ta mbajë fytyrën e thatë në ditë të nxehta vere ose mund t’ju ndihmojë që grimi juaj të qëndrojë ashtu si duhet.
Boja e flokëve: Nëse ju ngjyrosni flokët tuaj rregullisht dhe doni që vetullat tuaja të shkojnë me ngjyrën e flokëve, përdorni një ngjyrues me bazë të perimeve ose lyeni vetullat tuaja me ngjyrë që është pikërisht për këtë punë por kurrsesi me bojën e flokëve, sepse formula e ngjyrës së flokëve është më e ashpër. Ngjyra e flokëve mund të jetë shumë irrituese për lëkurën rreth zonës së syve tuaj dhe mund edhe të shkaktojë djegie të syve dhe lotim.
Shampua: Të njëjtit përbërës që janë në shampon që e përdorni për të pastruar flokët tuaj, nuk gjenden në atë që duhet të përdorni për të pastruar lëkurën tuaj. Shampot janë prodhuar për të pastruar flokët tuaj por nuk janë dizajnuar për t’u marrë me molekulat delikate të lëkurës tuaj. Nëse keni larë fytyrën tuaj me shampon, atëherë fytyra juaj do të përfundojë e thatë.
Llaku i thonjve: Dëshironi ta ngjyrosni fytyrën tuaj për festën e Halloëeen-it me llak thonjsh? Kjo është një gjë e gabuar pasi llaku i thonjve ka molekula që aktualisht e thajnë lëkurën tuaj. Nëse dëshironi të ngjyrosni fytyrën tuaj me ndonjë rast, përdorni vetëm ngjyrën që është e dizajnuar për fytyrën tuaj./ShekulliOnline/