Një pakistanez baba i 35 fëmijëve, është vënë ‘në kërkim’ të gruas së katërt, me të cilën shpreson të arrijë qëllimin e jetës për të pasur 100 fëmijë.
Sardar Jan Mohammad Khilji 46-vjeç nga Quetta i Pakistanit, thotë se detyra e tij fetare është që të ketë sa më shumë fëmijë të jetë e mundur, transmeton Telegrafi.
Tekniku mjekësor, pretendon se që të tri gratë e tij e mbështetin vendimin për të sjellë në shtëpinë e tyre edhe gruan e katërt.
Duke i treguar me krenari dy fëmijët që gratë e tij i sollën në jetë – dy vajza të lindura brenda një javë – ai insiston se “shumë rrallë” i ngatërron emrat e fëmijëve të tij edhe pse janë të shumtë në numër.
Është interesant fakti se si fëmija më i madh në familjen e tij është vetëm 15-vjeç, që tregon më së miri se bashkëshortet e tij shumë shpesh kanë sjellë në jetë nga një fëmijë. /Telegrafi/