Mesazhi i lamtumirës nga Alves

Pas përfundimit të kontratës me ekipin spanjoll, Alves vjen me një mesazh lamtumire.
Mbrojtësi i klubit të Barcelonës, Dani Alves e ka publikuar mesazhin e tij lamtumirës pas konfirmimit se ai do të largohet nga Spanja.
Eshtë raportuar se klubi i Juventusit ka arritur marrëveshje me lojtarin në fjalë, teksa në anën tjetër edhe klubi Blaugranas e ka falenderuar atë për 8-vitet e tij.
“Që nga dita e parë nën urdhërat e Pep Guardiolas deri në fund të sezonit kam pasur fatin të luaj dhe të shijoj futbollin në mënyrë pasionante. Shumë gola shumë festime dhe shumë gëzim në formë të titujve. Jam një lojtar plotësisht i nderuar pasiqë kam pasur mundësi që t’a veshi fanelën e klubit më të mirë në botë për këtë dekadë”, shkruhet në njërin nga fragmentet e publikuara

Temat
BotëSport

Të afërta