Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një postim në facebook ka kërkuar që rezoluta e Kuvendit të Kosovës e votuar 3 vite më parë për shqiptarët e Luginës së Preshevës të vihet në jetë.
Haziri ka pyetur se ku kanë mbetur obligimet e Kuvendit të Kosovës për 3 vite.
Ai i ka rikujtuar Qeverisë që të mos harrojë implementimin e kësaj rezolute.
Haziri poashtu është shprehur se implementimi i rezolutës për shqiptarët e Luginës së Preshevës është detyrë e tyre.
Përndryshe nuk është hera e parë që vendimet e mëparshme të Kuvendit të Kosovës të mbesin veq në letër. Se sa do të bëjë jehonë apeli i Lutfi Hazirit, mbetet të shihet.
Postimi i plotë: