Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Hoxha Enes Goga padi Arbana Xharrës për 20 mijë euro dëmshpërblim, ajo qeshë

Gazetarja Arbana Xharra, ka bërë të ditur përmes një postimi në FB, se Hoxhë Enes Goga paska ngritur padi ndaj saj, për siç thotë ajo dëmin që ajo ja paska shkaktuar, duke kërkuar dëmshpërblim prej 20.000 euro, e ndër to 5.000 euro për dëmin shpirtëror që ja paska shkaktuar.

Arbana qeshet me këtë punë, dhe pyet hoxhën a do të shihemi me gjykatat e Sheriatit, a me ligje të Kosovës?

Arbana njihet si një prej gazetareve më insistuese kundër islamit ekstremist, si ajo e përkufizon, edhepse shumë muslimanë mendojnë që Arbana e tepron.

Që e ka tepruar Arbana e thotë edhe Halil Matoshi, i cili ka pohuar edhe se Arbana pas zhvillimeve të fundit e ka bllokuar në FB-në e saj Halilin.

Mbetet të shihet si do zhvillohen pasojat nga kjo përballje.

Exit mobile version