Gjuriq: Serbia dënon fuqishëm pretendimet territoriale

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një konferencë të mbajtur për gazetarë në Beograd, ka thënë se “Serbia dënon fuqishëm pretendimet territoriale, të cilat i paraqiti në Prishtinë kryeministri Shqipërisë Edi Rama”.

Gjuriq shtoi se kreu qeverisë shqiptare me “këto pretendime territoriale, ka fyer popullin serb”.

“Në vend të uljes së tensioneve, ai ka ngritur tensionet në rajon. Do të ishte shumë më e dobishme nëse Rama dhe kolegët e tij të dërgonin mesazh të pajtimit, dëshirën për bashkëpunim dhe stabilitet në rajon, ashtu siç bën Serbia”- ka thënë më tutje Gjuriq.

Ndërkohë që deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, bërë gjatë mbledhjes së përbashkët në Prishtinë mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, ishte se “Bashkimi Kombëtar nuk do të jetë në formë klasike, por do të ndodhë përmes integrimit të këtyre dy shteteve dhe integrimit të përbashkët në BE”.

Temat
LajmeVend

Të afërta