AAK-së i bashkohen mbi 150 të rinj nga Vushtrria

Vala e aderimeve të reja në AAK, nuk ka të ndalur. Pak ditë më parë në Prizren aderuan 60 të rinj.
Poashtu vala e aderimeve të reja e ka përfshirë edhe Rahovecin ku vetëm në një fshat, në Dobidol, AAK-së, iu bashkuan 30 anëtarë të rinj.
Sot në Komunën e Vushtrrisë, mbi 150 të rinj kanë aderuar në AAK. Ngjarja e sotme shënon aderimin e dytë brenda pak muajsh që bëhet në Degën e AAK-së në Vushtrri.

Anëtarëve të rinj, mirëseardhje në AAK, iu uruan drejtues të lartë të AAK-së nën drejtimin e Kryetarit Ramush Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast tha se AAK po shndërrohet në një adresë serioze politike dhe kjo Parti, asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të mirë.

Haradinaj si dhe Kryetari i Degës, Lutfi Bilalli, premtuan se përgjegjësitë qeverisëse që do t’i marrë AAK, edhe në Vushtrri, do të jenë qindpërqind, në interes të qytetarit, e jo të grupeve të ngushta të interesit e të pushtetit.
Në këtë tubim u tha se antarët e rinj do të jenë pjesë përmbajtësore e AAK-së dhe jo vetëm numra.

Temat
LajmeVend

Të afërta