Sot do të mbahet mbledhja e parë e komisionit për impeachment ndaj kryetarit Ivanov

Në ora 11 është caktuar mbledhja e parë e Komisionit për impeachment ndaj kryetarit Gjorge Ivanov, që ndërlidhet me përgjegjësinë e tij rreth vendimit për falje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ende nuk dihet nëse deputetët e LSDM-së do të marrin pjesë në punimet e komisionit, edhe pse ata ishin inicuesit, mirëpo nuk e votuan komisionin në seancën plenare.

Opozita vlerësoi se vendimi që komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga të cilët të jenë të OBRM-PDUKM-së, do të thotë shkelje e rëndë e rregullores. Ata e kan dërguar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.

Temat
LajmeRajon

Të afërta