Pijet me gaz dëmtojnë shëndetin, sidomos nëse konsumohen rregullisht.
Për organizmin tonë këto pije nuk janë aspak të shëndetshme. Përdorimi i shpeshtë i tyre sjell probleme të shumta shëndetësore, për shkak të pranisë së sheqerit në këtë pije.
Pijet me gaz gazrumbullojnë yndyrë rreth organeve jetësore si mëlçia, veshkat, stomaku dhe aparati tretës. Kjo bën që të shtohet rreziku për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet inflamantore;
Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se kush pi dy pije me gaz në ditë, plaket më shpejtë krahasuar me ata që nuk i përdorin. Këto pije përmbajnë acid fosforik, i cili garanton shijen e tyre, por që mund të shkaktojë probleme me veshkat, zbeh densitetin e kockave, shkakton humbje muskulore dhe osteoporozë.
Temat
Shëndet