Përmes një njoftimi për shtyp, OBRM-PP-ja thotë se me uljen e aktiviteteve partiake në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, janë krijuar kushte të volitshme për mjë marrëveshje të pranueshme në mes të partive, që do të sillte një zgjidhje më të mirë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PP konsideron se Ligji i tanishëm për zgjedhje është diskriminues për partitë më të vogla politike, që ndikon në futjen e tyre në koalicione të mëdhaja, duke humbur kështu, sovranitetin partiak dhe ideologjik.
Kjo parti propozon që gjashtë njësitë zgjedhore të shndërrohen në një njësi zgjedhore, që sipas tyre, do të sillte një demokraci të zgjeruar të shoqërisë. Gjithashtu, OBRM-PP propozon që në zgjedhjet e ardhshme, të mos ketë prag zgjedhor, e as koalicione zgjedhore.