Neymar dhe Mascherano nuk largohen nga Barça

Javier Mascherano nuk largohet nga Barcelona, teksa sulmuesi Neymar ka të ardhme afatgjatë me klubin katalunas.

Ylli brazilian Neymar, I cili i’u kushtoi blaugranëve 57.1 milionë euro, duket se nuk do të lirohet nga ekipi blaugran edhe disa sezone, së paku kështu ka deklaruar ai.

Kurse lojtari argjentinas Javier Mascherano, I cili u transferua në Barcelonë gjatë sezonit 2008-2010 I kushtoi Barcelonës 18.5 milionë paundë. Ai duket se nuk ka ndonje shenjë që mund të largohet nga ekipi blaugran.

Kështu të paktën ka thënë sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez, i cili i ka mohuar zërat e gazetave sportive. ”Nuk kam asnjë dyshim se Mascherano do të qëndroj këtu. Ai është lojtar vendimtar. Edhe Neymar do të mbetet këtu edhe për shumë vite”, tha Fernandez.

Temat
BotëSport

Të afërta