Lionel Messi së bashku me babain e tij kanë dalë sot para gjykatës në Barcelonë ku akuzohen për evazion fiskal.
Sot është dita e tretë e gjykimit, derisa dëshmitaret dhe ekspertët do t’i japin dëshmitë e tyre, raporton ‘Mundo Deportivo’, raporton Syri.net.
Argjentinasi akuzohet për mashtrimin tatimor me vlerë 4.1 milionë euro për një periudhë që daton nga viti 2008-2009.
Prokuroria ka kërkuar dy vite burg, por pala mbrojtëse do kërkojë rrëzimin e akuzave.
Fjalët kyçe
Lionel Messi