Lamtumirë Etrit Berisha!

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha mund të mos kthehet më te Lazio pas përfundimit të “Euro 2016”.

Sipas mediave italiane, Berisha ka lënë të kuptohet se vendimin përfundimtar do ta marrë pas europianit.

Në këtë mënyrë, Lazio po mendon të gjejë zgjidhje të shpejta duke hedhur sytë nga tregu i portierëve.

Aktualisht, klubi kryeqytetas ka vetëm një emër të konfirmuar, ai është kroati Ivan Vargic i blerë disa muaj më parë, por do të transferohet zyrtarisht në Lazio gjatë sezonit të ri.

lazio_fc_2012_1280x1024

Ivan Vargic

Ivan-Vargic

Temat
SportVend

Të afërta