Efektet e shëndetshme të luleshtrydhes

Luleshtrydhja është një frut që ka shumë pak kalori por është një aleate e shkëlqyeshme për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës. Ajo është e pasur me vitaminën A dhe C që ndihmojnë në pastrimin e lëkurës.

Përmbajtja e saj e mban lëkurën e butë dhe të tendosur. Preferohet që një herë ose dy herë një javë të vendosni disa luleshtrydhe në fytyrën tuaj, të bëni një maskë nga to, të cilën më pas do ta shpërlani së pari më ujë të vakët dhe pastaj me ujë të ftohtë.

Luleshtrydhet janë të mira gjithashtu edhe për dhëmbët, heqin shtresat e mbledhura dhe i bëjnë dhëmbët më të bardhë. Luftojnë në mënyrë të shpejtë celulitin si dhe ngadalësojnë plakjen pasi që ka vitamina A dhe C. Konsumimi i luleshtrydheve do ta përshpejtojë qarkullimin e gjakut.

Temat
Shëndet

Të afërta