Dyqindmijë euro për fushatën e liberalizimit të vizave

Ministria Integrimit Evropian (MIE), në bashkëpunim me UNDP-në, kanë paralajmëruar se do të rrisin fushatën informuese, në mënyrë që qytetarët e Kosovës, të njoftohen me të drejtat dhe obligimet që kanë gjatë lëvizjes pa viza në shtetet e zonës Shengen.

Zyrtarja për medie e Ministrisë së Integrime Evropian, Blerta Aliu, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se kjo fushatë do të realizohet nëpërmjet formave e produkteve të ndryshme reklamuese si dhe aktiviteteve të tjera. Sipas saj, kostoja e kësaj fushate arrin vlerën e 200 mijë eurove, 100 euro do të ndahen nga MIE-ja dhe 100 mijë nga UNDPJ-ja.

Temat
LajmeVend

Të afërta