Showbiz

Ditë emocionuese për Mozzik

By FIRST CHANNEL

June 02, 2016

Mozzik është duke shijuar suksesin e këngës së fundit në bashkëpunim me vëllaun e tij Getinjo.

Kënga “Tony Montana” po pëlqehet mjaft nga fansat e dy vëllezërve nga Ferizaji dhe tani ka arritur shifrën mbi 6 milionë klikime në kanalin YouTube.

Por Mozzik e gëzojnë shumë dhuratat që ai merr nga fansat e tij. Së fundmi ai ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet pranë një fanses ndërsa në dorë mban një fotografi dhe një letër që siç duket ja ka dhuruar vajza e vogël.

Reperi Mozzik ka falenderuar të gjithë “engjujt e tij” për dashurinë që ja ofrojnë.