Dardan Sejdiu – LDK’së dhe PDK’së: Nëse ua mban, hajde shkojmë në zgjedhje në Prishtinë!

I ftuar në emisionin “Saktë”, nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu, ka folur për bllokadat që bëhen në asamblenë e Komunës së Prishtinës nga ana e partive LDK dhe PDK që aktualisht kanë shumicën e ulëseve në këtë asamble. I pyetur se nëse zgjidhje e këtij problemi janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, Sjediu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! është e gatshme që pas viteve të para të qeverisjes, të mat forcat politike me LDK’në dhe PDK’në në kryeqytet dhe se vota e qytetarëve do të ishte përcaktuese nëse përkrahen vendimet e qeverisje s së tanishme apo Shpend Ahmeti do të duhet të reflektojë në të ardhmen sa i përket politkbërjes dhe koalicioneve eventuale.

Sejdiu nuk e ka mohuar mundësinë që të jetë edhe vet në krye të garës për kryetar të Komunës së Prishtinës në mandatin e ardhshëm, nëse Lëvizja Vetëvendosje! do ta konsideronte si kandidaturë të duhur.

Përndryshe, Sejdiu është në krye të dy projekteve që kanë ngjallur reagime të shumta, reformimin e transportit publik, respektivisht modernizimin e trafikut urban, si dhe krijimin e ndërmarrjes “Prishtina parking”. Me realizimin e këtyre dy projekteve, kryetari Ahmeti do të përmbushte në përqindje të madhe zotimet e premtuara në programin e tij qeverisës. Që të dy këto projekte janë shoqëruar me zhurmë ndërpartiake. Deri vonë Ministria e Zhvillimit Ekonomik justifikohej me procedura burokratike për mosthemelimin e ndërmarrjes “Prishtina parking”, ndërsa jo shumë kohë më parë kishte një përplasje të ashpër midis udhëheqësve të Komunës së Prishtinës dhe kryeministrit Isa Mustafa për nënshkrimin e garancës për blerjen e 51 autobusëve të rinj./ Sakte.net

Ndiqeni videon e emisionit:

Temat
LajmeVend

Të afërta