Çfarë nuk duhet të bëni pas buke ?

Pas çdo vakti është e rëndësishme që secili nga ne të përmbahet disa rregullave kryesore që ndihmojnë në tretjen e mirë të ushqimit. Rregullat kanë të bëjnë me atë se çka nuk duhet të bëni menjëherë pas shujtave kryesore. Disa nga këta këshilla janë;

Mos e lironi rripin në pantallona, sepse mund të vijë deri te bllokada e zorrëve gjatë tretjes.

Është konstatuar që një cigare pas ushqimit mund të ketë ndikimin e njëjtë në organizëm sikur të keni pirë dhjetë. Kështuqë mos e ndizni menjëherë cigaren

Që stomaku mos t’u mbushet me ajër nuk duhet të hani pemë menjëherë. Ekspertët rekomandojnë konsumimin e pemëve një orë para ose pas ushqimit.

Mos pini çaj. Gjethet e çajit përmbajnë sasi të madhe të acideve të cilat do forcojnë ushqimin e pasur me proteina që e keni ngrënë dhe kështu mund të shkaktojnë çrregullime në tretje.

Mos u lani, sepse me larje do të rritni tensionin e gjakut në duar, këmbë dhe trup dhe njëkohësisht do të dobësoni tensionin në stomak, çka do të ngadalësojë procesin e tretjes.

Edhe pse është folur gjatë që pas ushqimit duhet të bëni njëqind hapa për të përjetuar njëqindëshin, është vërtetuar që shëtitja mund të çojë deri te ajo që tretja të mos absorbojë përbërësit nutritivë nga ushqimi i konsumuar.

Nëse shkoni menjëherë në gjumë, për shkak të pozitës horizontale, ushqimi i ngrënë nuk tretet në mënyrë të mirë, dhe kjo mund të shkaktojë çrregullime në zorrë.

Temat
Shëndet

Të afërta