“Babai” nga Visar Morina shfaqet në mes të Beogradit

Shkruan: Arbër Selmani

“Mirëdita, Dobar Dan” ka nisur edicionin duke sjellë në maratonë rolet e të madhit Bekim Fehmiu. Ai të cilit Kuvendi i Kosovës nuk i dha kurrë kujtimin dhe respektin e merituar, duket se ia dha Beogradi duke organizuar për të tretën herë një festival i cili nis me figurën e tij, e sjellë më pas artistët nga Kosova për një prezantim në kryeqytetin e një shteti që ka probleme paralele me ato të Kosovës.

Vitet e 90-ta kanë qenë vitet kur edhe nisi historia që më pas do ta përcillte Kosovën një dekadë më pas. Këto vite vijnë mes një djali dhe një babai, në një trajektore ndjenjash që ndryshojnë shpesh, nga një baba hero në një baba që humbë arsyen, tek filmi “Babai” i Visar Morinës.

Filmi mbrëmë është shfaqur në Beograd, në Qendrën Rinore të këtij qyteti, në kuadër të edicionit të tretë të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”. Visar Krusha, Astrit Kabashi dhe Xhevdet Jashari kanë qenë mbrëmë të pranishëm për tu përgjigjur në kuriozitetin e publikut serb, pasi “Babai” ka shpalosur veten në një sallë të mbushur me njerëz.

visar krusha

Ideja e filmit ka qenë që të tregohet linja dhe raporti babë e bir, zhvillimi dhe transformimi i këtij raporti. Babai herë është hero e herë jo, kjo varet prej rrethanës” ka treguar pas shfaqjes së filmit Krusha, producenti i filmit.
Filmi, mbi të gjitha, është për dashurinë mes babait dhe fëmijës.
“Siç ka thënë edhe regjisori, filmi është mbi të gjitha për dashurinë e një fëmije që e ka vetëm babain dhe dëshiron dashuri prej tij. Ka qenë e vështirë të përmbahemi prej emocioneve dhe këtë na e ka kërkuar edhe regjisori, sepse situatat kanë qenë shumë dramatike dhe kemi mundur lehtë të kalojmë në patetizëm” ka thënë të mërkurën në mbrëmje në Beograd një ndër protagonistët në filmin e Morinës, Astrit Kabashi.

Babai

Mirëdita, Dobar Dan” ka nisur edicionin duke sjellë në maratonë rolet e të madhit Bekim Fehmiu. Ai të cilit Kuvendi i Kosovës nuk i dha kurrë kujtimin dhe respektin e merituar, duket se ia dha Beogradi duke organizuar për të tretën herë një festival i cili nis me figurën e tij, e sjellë më pas artistët nga Kosova për një prezantim në kryeqytetin e një shteti që ka probleme paralele me ato të Kosovës.
“Babai” erdhi si historia e parë me të cilën publiku serb do të duhej të “përballej”.
“Babai” shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.
“Më pëlqen shumë filmi dhe shfletimi i kohës që ka ndodhur gjatë filmit. Nuk mu duk asgjë e tepruar dhe në fakt është ndër filmat e parë nga Kosova që shoh në shumë vite” tregon Jelena, një prej shikueseve në Qendrën Rinore në Beograd.
“Visar Morina është ndër ata regjisorë që e din cka dëshiron, dhe në Ballkan është vështirë të gjesh dikë që e di çka dëshiron. Ai e ka ditur këtë fakt prej kuadrit të parë e deri tek kuadri i fundit” ka thënë në anën tjetër aktori Xhevdet Jashari.

babai beograd

“Ishte fantastike të shfaqej filmi në Beograd, për një publik që ka një perspektivë tjetër nga ata jashtë Ballkanit “ ka thënë Krusha.
Gjatë natës, Astrit Kabashi është pyetur për ardhmërinë e aktorit të vogël në film, Val Maloku, e ku më pas është treguar se ai sapo ka përfunduar dy episodet e serialit “Legends” dhe se është pjesë e një filmi me Jessica Chastain.
“Mirëdita….” organizohet nga INTEGRA në kryeqytet dhe Iniciativa Qytetare në Beograd. Në këtë edicion për disa ditë me radhë do të prezantohen artistë të ndryshëm nga Kosova . / KultPlus.com

Temat
ArtLajmeRajonVend

Të afërta