Asociacioni i njëanshëm, i papranueshëm për Kosovën

Politikanët serbë të veriut të Kosovës janë duke i bashkërenduar veprimet me Qeverinë në Beograd për ta themeluar njëanshëm Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, si kundërveprim ndaj gjoja zvarritjes së formimit të tij nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Por, Qeveria e Kosovës, subjektet opozitare dhe analistët politikë vlerësojnë se funksionalizimi i njëanshëm i Asociacionit do të bënte që institucionet e Kosovës të mos e pranojnë atë si legjitim dhe se serbët në Kosovë nuk do të kishin kurrfarë përfitimi nga formimi i këtij Asociacioni.

Ata madje thonë se mosrespektimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë do të bënte që kësaj të fundit t’i bllokohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian. /Zëri/

Temat
LajmeVend

Të afërta