Apeli i refuzon lirimin, ish-kryebashkiaku Xhelili mbetet në burg

Ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili do të vazhdojë të qendrojë në burg. Gjykata e Apelit e ka refuzuar sot kërkesën e tij për liri ose detyrim paraqitjeje.

Xhelili u shkarkua nga detyra e tij prej Kryeministrit pas publikimit të një video-skandali ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale nga një vajzë 20 vjeçare, që e kishte punësuar në qendrën e kulturës.

Më 16 maj, pas arrestimit, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Shukri Xhelilin, i dyshuar për veprën penale të korrupsionit pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A. për një vend pune”, siç thuhej në njoftimin e Policisë së Dibrës.

tefta-xhelili-1-780x439

Temat
LajmeRajon

Të afërta