Agnesa Vuthaj: Nuk mund të martohem vetëm për status

Është ndër vajzat më të bukura shqiptare, por pavarësisht kësaj, Agnesa Vuthaj ia ka arritur të qëndrojë e rezervuar dhe larg skandaleve.

Ish-Miss Kosova, e cila prej vitesh tashmë vjen si organizatore eventesh bukurie dhe së fundi si dizenjatore, rrëfen se synimi i saj është të pushtojë botën. “Unë konsideroj që sot asnjë biznes nuk duhet të limitohet brenda kufijve të shtetit ku është themeluar, por të synojë të pushtojë botën”, tregon Agnesa, e cila në këtë intervistë për “VIP Pages”, si rrallëherë më parë na tregon edhe për jetën e saj private dhe dashurinë.

“Nuk do të thotë që të jesh e bukur duhet të jesh patjetër në lidhje. Për mua është më e rëndësishme të bëj zgjedhjen e duhur, të kem pranë partnerin me të cilin do të kaloj jetën, sesa të lidhem vetëm sa për të qenë në lidhje, apo të martohem vetëm për status”, thotë ajo.

Si duhet të jetë mashkulli perfekt për ty?
Jam vetëm dhe jam e lumtur me jetën time. Nuk kërkoj një mashkull perfekt, por një mashkull që do i shtojë akoma më shumë ngjyra jetës sime, të më lumturojë akoma më shumë dhe të më bëjë të qesh akoma më shumë.

Si i përballon ndarjet? Je tipi që mbyllesh në dhomën tënde dhe qan, apo duke u argëtuar me shoqërinë?
Unë e sfidoj dhimbjen dhe ndarjet më bëjnë akoma më të fortë. Nuk mbyllem për të qarë, por as nuk dal të argëtohem për të harruar, thjesht e pranoj si pjesë e jetës dhe vazhdoj të fokusohem në rrugëtimin tim jetësor dhe në të ardhmen.

Temat
Showbiz

Të afërta