Ronaldo vazhdon kontratën me Realin, ja paga që do të përfitojë në sezon

Real Madrid ka nisur negociatat me Cristiano Ronaldon për vazhdimin e kontratës.

Real Madrid ka nisur negociatat me Cristiano Ronaldon për vazhdimin e kontratës.

Florentino Perez, Presidenti i Real Madridit, nuk dëshiron të humbë kohë dhe synon të përfitoj nga momentet euforike pas triumfit të skuadrës në Ligën e Kampionëve.

Perez dhe menaxheri i Ronaldo, Jorge Mendes janë parë të martën duke biseduar.

Real Madrid po synon që t’ia vazhdojë kontratën Ronaldos edhe për tre sezone, derisa lojtarit pritet t’i ofrojë një pagë mbi 20 milion Euro neto në sezon.

Ronaldo, i cili ka oferta nga PSG dhe Manchester United, ka kontratë me Realin deri në vitin 2017.

Por, portugezi pritet ta vazhdojë bashkëpunimin me madrilenët deri në vitin 2020.

Temat
BotëSport

Të afërta