Operacion i madh antidrogë, 17 të arrestuar, mes tyre disa shqiptarë

Policia financiare italiane e qytetit të Livornos ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin antidrogë “Tribuna e mbuluar”.

17 persona janë arrestuar e 27 të tjerë janë denoncuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Mes tyre dhe disa shtetas shqiptarë.

Gjatë këtij operacioni policia italiane ka sekuestruar 18 kg lëndë narkotike të tipit kokainë e hashash si dhe 7 mijë euro para të thata.

Personat e arrestuar e të denoncuar nga ky operacion janë të nënshtetësive të ndryshme, ka dhe shtetas shqiptarë, italianë marokenë e tunizianë.

Në këtë operacion janë impenjuar rreth 50 forca policore me ndihmën e qen antidrogë.

Falë operacionit “Tribuna e mbuluar” u bë e mundur shkatërrimi dhe i një rrjeti trafikantësh i cili furnizonte me lëndë narkotike grupe adoleshentësh në provincën e Livornos.

Temat
LajmeRajon

Të afërta