Zvicra përuroi sot tunelin më të gjatë dhe më të thellë hekurudhor në botë me një ceremoni në Gotthard.
Një prift bekoi tunelin, ndërsa liderët e vendeve fqinje të Zvicrës – kryeministri italian Mateo Renzi, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Francois Hollande – u takuan në një shfaqje të solidaritetit evropian.
Tuneli Gotthard, 57 kilometra i gjatë, thellë në zemër të Alpeve, lidh linjën kryesore hekurudhore të Evropës, nga Rotterdami në veri me Gjenevën në jug.