Kuvendi votoi disa ligje me procedurë të shkurtër

Në kuadër të vazhdimit të dytë të mbledhjes së 103-të të kuvendit të Maqedonisë, janë votuar disa ligje, me procedurë të shkurtër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi solli ligjin për ndryshime të Ligjit për Sport, ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Infrastrukturë Kombëtare të të dhënave hapësinore.

Gjithashtu, u votua edhe Ligji për mbrojtje dhe shpëtim.

Akuza dhe kundërakuza në mes të deputetëve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së shpërthyen për Ligjin për shitje dhe dhënie në shfrytëzim të objekteve afariste dhe hapësirave afariste të Maqedonisë, sidomos për sallat sportive.

Në rend dite janë edhe raportet vjetore të Agjencisë për administratë, raporti i Avokatit të popullit, dhe të Radio-Televizionit të Maqedonisë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta