Krimi që shokoi Britaninë: Lesbiket vrasin fëmijën e tyre

Ky është një krim që ka shkaktuar valë zemërimi në mbarë Britaninë. Një nënë dhe partnerja e saj u gjetën fajtore për vrasjen e fëmijës 2-vjeçar të saj.

Liam Fee humbi jetën pasi i shpërtheu zemra nga goditjet në gjoks.

Një mjek gjeti se ai kishte më shumë se 30 plagë në trup, përfshi këtu krahun dhe kofshën e thyer.

Nëna e tij, Rachel, dhe partnerja e saj lesbike, Nyomi, kishin abuzuar prej dy vitesh me djalin.

Ndërkohë shërbimi social e ka pranuar se ka dështuar me këtë rast.

Pak ditë përpara se Liam të gjendej i vdekur, çifti kishte kërkuar në Google për ‘morfinë për fëmijët’.

“A mund të shërohet vetë një thyerje e këmbës,” kishin pyetur ato.

Më pas kishin kërkuar për pyetjen: “A mund të shkojnë në burg së bashku gratë?”.

Sot është mësuar se ato nuk do të dërgohen në të njëjtin burg së bashku.

Babai i djalit, Joseph Johnson, 33 vjeç, qau kur gjykata i shpalli të dyja fajtore pas gjyqit që zgjati 7 javë.

Mediat dhe opinioni publik kanë ngritur akuza ndaj shërbimit social, që nuk është kujdesur për rastin në fjalë.

Ata e kanë pranuar se ‘ky rast na doli jashtë radarëve’.

Policia gjeti zinxhirë në shtëpinë e çiftit të lesbikeve.

Ata dyshojnë se e mbanin fëmijën të lidhur.

Rachel ishte e martuar prej 7 vitesh me babanë e Liam, përpara se të ndahej për t’u lidhur me një femër.
Vrasëset treguan pak emocione gjatë gjyqit.

Çifti nuk kërkoi ndihmë për djalin, edhe pse e kishte këmbën e thyer, por kërkonte në internet për terma si “sa mund të jetojë një njeri me kockat e thyera”.

Ato thanë se nuk kërkuan ndihmë pasi kishin frikë se shërbimi social do ua merrte fëmijën.

Ato mohuan akuzat dhe tentuan fillimisht të bindin akuzën se krimin e kishte kryer një fëmijë tjetër. /mapo.al/

d111-1

Temat
BotëLajme

Të afërta