Kresha dhe Festimi së shpejti me projekt të ri

MC Kresha dhe Lyrical Son janë dy nga reperët më të suksesshëm dhe më të kërkuarit nga publiku.
Ata pas këngës “Ky tipi” që e lansuan ditë më parë, po pritet që të sjellin diçka më ndryshe nga repi.

Lyrical Son ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku ka treguar se çfarë janë duke përgatitur për projektin e tyre më të ri. Dy reperët mendojnë që janë në nivel tjetër tash pasi që nuk janë vetëm por kanë një ekip që së bashku do të sjellin diçka shumë ndryshe.

Poashtu Lyrical Son dhe MC Kresha kanë publikuar shumë video në rrjetet e tyre sociale, ku tregojnë që janë të përkrahur nga shumë kolegë të tyre, si : BimBimma, Stupcat, Shuki, 2Po2, Ledri, LumiB, Blerim Destani, Singullari si dhe nga futbollisti Granit Xhaka.

– #MakingOfRapsodëtNRapTSotit..!!! #Pint #Specialistet #Enjoy

A video posted by Twitter: @LyricalSon (@lyricalson) on

Temat
Showbiz

Të afërta