Iphone 7, me ndryshime dramatike

Ky vit është një tjetër sukses i madh për Apple. Shumë shpejt do të hidhet në treg version i ri i iPhone, 7, i cili do të ketë ndryshime dramatike për gjeneratën e fundit.

Versioni i ri i iPhone është gati dhe kompania, ndonëse ende nuk ka bërë publik versionin zyrtar, shumë shpejt do të lajmërojë daljen e tij në treg. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale është lehtësisht i dallueshëm dizajneri i ri.

Pas më shumë se një viti të përditësimit të iPhone 6, fatmirësisht për teknologjinë varianti i ri i iPhone, këtë vit ka ndryshime të mëdha.

Në imazhin e parë të qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale, janë disa detaje që mendohet se mund të jenë origjinale, edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania që ky do të jetë smartphon-i i shumëpritur.

Megjithatë, siҫ shkruajnë mediat britanike, Apple po punon që varianti përfundimtar i këtij smartphone-i të jetë gati në shtator, ku edhe do të jepen më shumë detaje për formatin e ri të tij. Po ashtu, kompania po punon për të bërë diferencën me markat e tjera të telefonave mobile, si Samsung dhe LG.

Temat
Teknologji

Të afërta