Huffington Post: Kosova është viktimë e problemeve mes Amerikës dhe Arabisë Saudite

E intervistova Vlora Çitakun, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me artikullin e botuar në New York Times më 21 mars – që e portretizon Kosovën si “tokë të plleshme për ISIS-in”.

Artikulli synon të sqarojë se si paratë nga Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet Arabe dhe Katari e kanë transferuar Kosovën, nga shtet tolerant dhe sekular, në një territor ku dominon mostolerenca dhe lëvizjet vehabiste.

“Artikulli i botuar në New York Times është i saktë, por flet për vetëm një pjesë të së vërtetës, me dy vjet vonesë”, thotë ambasadorja Çitaku.

“Unë, personalisht, jam ndër të parët zyrtarë që ka folur publikisht për problemin e radikalizmit në Kosovë, qysh në vititn 2009. Më 2014, qeveria e njohu këtë problem dhe mori masa legjislative dhe në terren për ta adresuar. Si rrjedhojë, më pak se dhjetë qytetarë i janë bashkuar ISIS-it më 2015, ndërsa këtë vit nuk ka pasur të tillë fare”. Megjithatë, ISIS është ende problem i Kosovës si edhe i pjesës tjetër të botës, ka shtuar ambasadorja, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Kosova ka ndërmarrë një varg procedurash legjislative dhe operacionale për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Në vitin 2014, Parlamenti ka miratuar Ligjin për Ndalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndërsa më 2015 Ligjin për Ndalimin e bashkimit të qytetarëve në konflikte jashtë shtetit.

Ky i fundit e cilëson si krim “organizimin, rekrutimin, udhëheqjen apo trajnimin e personave ose grupeve me qëllim të bashkimit në ushtri apo polici të vendeve tjera në konfliktet e armatosura jashtë Kosovës”. Këto shkelje dënohen me pesë deri në pesëmbëdhjetë vite burgim. Për më shumë, më 2015, Kosova ka aprovuar Strategjinë për Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm. Strategjia synon që “Kosova të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar resurset e nevojshme për funksionimin e saj dhe të planit të veprimit”.

Ambasadorja Çitaku, ish konsulle e përgjithshme në New York, nuk e mohon rolin që kanë pasur paratë e shteteve të Golfit në fuqizimin e linjës vehabiste të islamit në Kosovë në të shkuarën e afërt, por ka mohuar se ato shtete janë përgjegjëse për këto aktivitete. Këto fjalë të ambasadores janë në vijën e deklaratave të disa zyrtarëve në Ëashington. Administrata amerikane ka theksuar se nuk është qeveria e Arabisë Saudite, por individë nga ky vend, financues të aktiviteteve terroriste.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, në kushte anonimiteti, ka thënë se “nuk ka dëshmi që Arabia Saudite është duke financuar aktivitete terroriste dhe se këtë gjë janë duke e bërë fondacione dhe individë të caktuar”.

Ai ka theksuar se mediet dhe qarqet politike duhet të kenë kujdes në bërjen e këtij dallimi. Më pas ai vazhdon të tregojë se si ka shikuar dokumente sekrete lidhur me sulmet e njëmbëdhjet shtatorit, në të cilat askund nuk ekziston ndonjë lidhje financimi mes qeverisë saudite dhe sulmuesve. Bërja e këtij dallimi nga Washingtoni ka qenë në e peshës së ulët, megjitha faktin e pamohueshëm se, deri tani, Arabia Saudite nuk është oazë demokracie.

Vëzhgues të ndryshëm besojnë se Kosova është pjesë e dëmit anësor të shkaktur nga polemikat lidhur me lidhjet e dyshuara të qeverisë saudite me terrorizmin islamik dhe njëbëdhjetë shtatorin. Po ashtu mund të thuhet, në një formë, se artikulli i New York Times flet më shumë për Arabinë Saudite se për Kosovën.

E para konsiderohet financuese e madhe e terrorizmit islamik përgjegjëse për shpërndarjen e Vehabizmit (formë radikale dhe jotolerante e islamit) në botë. Artikulli e përmend Kosovën në kontekst të një tjetër shembulli që tregon rolin e sauditëve në krijimin dhe ujitjen e truallit për terrorizëm, duke propaganduar një formë të njëzëshme dhe jotolerante të islamit.

“Ne jemi muslimanë, por mbetemi sekularë dhe megjithë raportet e mira me shtetet e Golfit, orientimi ynë është anëtarësimi në Unionin Europian, NATO dhe miqësia e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi – në janar të këtij viti – kemi hapur një zyre konsultuese në Des Moines, për të përkrahur marrëdhëniet civile dhe të nivelit të sigurisë me SHBA-në”, ka thënë ambasadorja Çitaku.

Gjeneralmajori Tim Orr, zëvendësgjeneral i Gardës Kombëtare të Iowa, që ka një program partneriteti me Kosovën që nga viti 2011 pajtohet me të. “Kosova e kupton që e ardhmja e saj varet nga të qenit pjesë e institucioneve evropiane dhe ndërkombëare”, thekson ai, para se të shtojë se “Kosova është vendi më pro-amerikan në të cilin kam qenë, ndërsa vazhdon ta shoh SHBA-në si aleatin më të afërt.

Ne jemi të nderuar ta kemi partner në çështje të sigurisë”. Programi i partneritetit i Gardës së Iowa-s, që kryhet nën patronatin e Komandës së SHBA-së për Europë, fokusohet në rritjen e profesionalizmit ushtarak dhe ndërveprueshmërisë mes forcave respektive. Po ashtu në kapacitetet për të ndihmuar dhe menaxhuar krizat dhe në forcimin e edukimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe raporteve ndër-njerëzore. Orr beson se “programi është bërë katalizator i avancimit të interesave të SHBA-së në Kosovë”.

Në përfundim të argumentimit të saj, ambasadorja Çitaku thotë se “Kosova ka thyer linjat private të financimit nga shtetet e Golfit, pasi 19 organizata joqeveritare me aktivitete të dyshimta janë mbyllur. Prishtina tani pranon donacione vetëm nga qeveritë e shteteve respektive, si ai në vlerë 20 milionë euro nga Emiratet e Bashkuara – për ndërtimin e spitalit pediatrik në Kosovë.

Dhe megjithë faktin që Kosova është mirënjohëse për këtë gjest, ajo mbetet e përkushtuar në orientimin kah Perëndimi, jo kah Lindja. Këtë muaj, Presidenti i vendit iu bashkua edhe paradës së LGBT, së bashku me ambasadorin britanik dhe atë amerikan. Ky duhet të jetë tregues i qartë!”

Njerëzit mund të argumentojnë në krah të kundërt me ambasadoren, por së paku Kosovës i duhet njohur merita e luftës me të sajin problem.

Temat
LajmeVend

Të afërta