Haradinaj nuk i ndahet kufirit me Malin e Zi (Foto)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga shumë bashkëluftëtarë, dje kanë qëndruar në vijën kufitare me Malin e Zi.

Qëndrimi i Haradinajt në këtë pjesë, për të cilën i pari i AAK-së thotë që është tokë e Kosovës dhe se me Marrëveshjen për demarkacion po tentohet nga Qeveria t’i falet Mali të Zi, dëshmon se ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, nuk e ka në plan të heq dorë nga kundërshtimi i kësaj marrëveshje.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj ec në për këtë pjesë të vendit që kur kanë filluar ta kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Fotot gjatë qëndrimit në pjesën kufitare, i ka postuar në faqen e tij në Facebook bashkëluftëtari i Haradinajt, Hasim Cacaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta