FSK ka punuar shumë për kompletimin e pakos ligjore për transformim në FAK

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), përkatësisht Zyra Ligjore e MFSK-së, organizoi sot një dëgjim publik me shoqërinë civile për Projektligjin për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës.

Në takim nga MFSK-ja të pranishëm në punime ishin edhe Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, zotëri Shkelzen Sylaj, drejtori i Ekipit Këshillues të NATO-s për Ministrinë për FSK, Dominic-Haydn Braithëaite, drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi si dhe shefja e Zyrës për të Drejtat e Njeriut, zonja Halime Morina e gjithashtu edhe këshilltarët e NAT-it.

Fillimisht, punimet e konferencës për dëgjim publik e shpalli të hapur, shefja e Zyrës Ligjore, Krenare Sogojeva Dermaku e cila paraqiti para të pranishmëve arsyen dhe nevojën e organizmit të takimit.

Më pas, fjalën e rastit e mbajti Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për FSK, Shkelzen Sylaj i cili fillimisht foli mbi procesin e Rishikimit të Strategjisë të Sektorit të Sigurisë së Kosovës, rekomandimet e dala nga ky rishikim si dhe procesin e planifikimit dhe përgatitjeve të Ministrisë për përgatitjen e ligjeve dhe amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Sylaj tha se Ministria për Forcën e sigurisë gjatë gjithë procesit të punës rreth këtij procesi ka punuar ngushtë dhe në transparencë të plotë me Ekipin këshillues të NATO-s për MFSK-në(NAT), Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për Forcën e Sigurisë(NLAT) si dhe me organizatën DIR- nga shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu edhe drejtori i NAT-it, Dominic-Haydn Braithëaite i cili me këtë rast deklaroj se Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka punuar fort në këtë proces në mënyrë që tërë pakon ligjore ta kompletoj dhe të zhvilloi përgatitjet e duhura para se institucionet të marrin vendim për transformim.

Gjatë dëgjimin publik, nga ana e shefes zonjës Sogojeva – Dermaku dhe personelit tjetër të zyrës major Brahim Kokollari dhe Burim Abazi u bë leximi nen për nen dhe pik për pik i ligjeve si dhe të njëjtit u përgjigjen në pyetjet e parashtruara si dhe dhanë sqarimet e nevojshme rreth temave, përmbajtjeve dhe formulimeve tjera.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, pra Organizatave joqeveritare vendore të cilat merren kryesisht me çështje të sigurisë, paraqitën nga ana e tyre komentet si dhe dhanë disa propozime të cilat do të analizohen nga Zyra Ligjore e Ministrisë në të ardhmen.

Nga ana e tij, Besfort Lecaj, përfaqësues i Organizatës Asociacioni Euro-Atlantik, i përgëzoj udhëheqësit e Ministrisë për organizimin e dëgjimit publik si dhe parashtroj disa propozime për rishqyrtim dhe ndryshim eventual.

Në dëgjimin e sotëm publik për Projektligjin për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës ishin prezent përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare për Studime të Sigurisë(QKSS), Asociacionit Euro-Atlantik i Kosovës, Instituti i Kosovës për Zhvillimin e Politikave(KIPRED), Qendra për Siguri, Zhvillim dhe sundim të Ligjit(DCAF), Agjencia shtetërore për mbrojtjen e te dhënave personale, Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete-Zyra e Presidentit, si dhe organizata tjera të cilat merren me çështje të sigurisë.

auto_9ea35498-8089-44e0-96b7-71ddf72545041464784693

auto_f22d5578-14e6-4fa1-bd6f-c3fb8be3ef061464784695

auto_aadbc762-b378-40d8-9399-21762b4a35db1464784694

Temat
LajmeVend

Të afërta