Forcat kurde në Siri hapin një front të ri kundër ISIS-it

Forcat kurde, të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar nën drejtimin amerikan, hapën një front të ri kundër grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS) në provincën e Alepos në veri të Sirisë, raportoi sot OSDH-ja.

“Luftëtarët arabë dhe kurdë të Forcave Demokratike Siriane (FDS) filluan dje një sulm për të rimarrë nga kontrolli i ISIS-it qytetin Manbij”, theksoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Kjo OJQ, që mbështetet në një rrjet burimesh në vend, njoftoi se “15 civilë, përfshirë tre fëmijë, ishin vrarë në Manbij gjatë sulmeve ajrore të koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja, por për momentin nuk është e mundur që të verifikohen këto të dhëna”.

isis-780x439

Temat
BotëLajme

Të afërta