Lajme

Edi Rama: Për herë të parë pashë vajza në Kavajë pasi fitoi Rroshi

By FIRST CHANNEL

June 01, 2016

Elvis Rroshi dha dorëheqjen dje pasi u zbulua se ka qenë i dënuar në Itali në vitin 1992 kur ishte 16 vjeç për përdhunim në grup.

Video e mëposhtme e ABC News, tregon një përmbledhje të momenteve kur Edi Rama e prezantonte Rroshin si një nga kryebashkiakët më punëtorë në vend.

Interesante është edhe momenti kur gjatë një takimi në Kavajë, Rama u shpreh se ka parë për herë të parë gra në këtë qytet, pasi Elvis Rroshi fitoi postin e kreut të Bashkisë.

Kujtojmë se Roshi është dënuar për përdhunim në grup në Itali, vendim gjykate për të cilin thotë se nuk ka dijeni pasi është dënuar në mungesë.