Më 19 maj të muajit që shkoi u rrëzua në detin Mesdhe një avion i kompanisë ajrore “EgyptAir”.
Ndërsa sot, një anije franceze ka bërë të ditur se ka diktuar një sinjal nënujor që mund të vijë nga kutitë e zeza të avionit.
Edhe pse ende nuk dihet se sa i vërtetë është ky sinjal, grupi i hetimit të fatkeqësisë është vënë në lëvizje.
Kujtojmë se avioni i nisur nga Parisi drejt Kajros, me 66 persona në bord, u rrëzua pak pasi kishte hyrë në hapësirën egjiptiane.
Deri tani janë gjetur në det mbetje të tij dhe copa trupash njerëzore, por nga trupi i “Airbusit A320” nuk ka ende asnjë gjurmë.