Lajme

Çollaku: Fëmijët e sotëm do të jenë gjenerata evropiane e Kosovës

By FIRST CHANNEL

June 01, 2016

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka uruar të gjithë fëmijët me rastin e ditës së tyre 1 qershorit.

Çollaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndjehet i lumtur që fëmijët e sotëm do të jenë gjenerata evropiane e Kosovës në kuptimin e plotë të fjalës.

Postimi i plotë:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, dua t’i urojë të gjithë fëmijët në Kosovë dhe kudo në botë, duke iu dëshiruar suksese në realizimin ëndrrave dhe potencialit të plotë të tyre. Fëmijët janë prioritet i çdo vendimmarrje dhe jam shumë i lumtur që fëmijët e sotëm do të jenë gjenerata evropiane e Kosovës në kuptimin e plotë të fjalës.