Vladimir Petkoviç s’e ka frikë ikjen e kosovarëve nga Zvicra

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, ka dhënë një intervistë për gazetën kroate ‘Sportske Novosti’.
Petkoviç në këtë intervistë ka thënë se nuk e shqetëson fakti se mund të humbas disa lojtarë pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Federata e Futbollit të Kosovës ka thyer barrierat e izolimit duke u pranuar në organizatat më të mëdha të sportit, ku do të përfshihet edhe në kualifikimet për botërorin që mbahet në Rusi, dhe futbollistët më prejardhje nga Kosova që luajnë për shtetet tjera mund të ndryshojnë përfaqësuese nëse marrin lejen e FIFA-s.

“Nuk shqetësohem për këtë. Nga disa prej tyre të cilët do të mund të luanin për Kosovën, asnjëri nuk ka thënë se e ka si opsion të vërtet. Askush nga federate zvicerane nuk është kundër që Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA, por do të doja që disa rregulla të ishin vendosur kohë më parë, në mënyrë që mos të iu bëhen presion disa lojtarëve”, ka deklaruar trajneri me rrënjë boshnjake kur është pyetur rreth frikës së ikjes së lojtarëve shqiptarë nga Përfaqësuesja e Zvicrës në drejtim të Kosovës.

52 vjeçari ka folur edhe për përballjen Shqipëri – Zvicër në Euro 2016, ku ka shtuar se do të jetë një sfidë emocionale për të dyja palët.

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta