Thaçi: Nënat, motrat dhe bashkëshortet, aleatet më të mira në luftimin e radikalizmit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e konferencës që promovon tolerancën, dialogun dhe luftimin e korrupsionit, “Interfaith Kosovo”, ka thënë se kjo është një nga ngjarjet më të mëdha në tërë Ballkanin.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se tema e konferencës së sivjetme “Roli i Gruas në Promovimin e Dialogut”, është adekuate sepse gjinia femërore janë aleatet më të mira në luftimin e radikalizmit.

Postimi i plotë:

Sot, në Prishtinë, po fillon një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në tërë Ballkanin për sa i përket promovimit të tolerancës, dialogut dhe luftimit të ekstremizmit. Është konferenca Interfaith Kosovo që sivjet mbledh 300 mysafirë nga mbi 50 shtete, përfshirë dy Nobeliste të Paqes që vijnë për herë të parë në republikën tonë. Në fund të konferencës të sivjetme do të ndahet edhe Çmimi inaugurues i Kosovës për Dialog Ndërfetar, ndërsa fitues janë Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, dhe organizata Shën Egjidio nga Selia e Shenjtë. Tema e konferencës është “Roli i Gruas në Promovimin e Dialogut”, temë shumë adekuate ngase janë nënat, motrat dhe bashkëshortet aleatet më të mira në luftimin e radikalizmit.

Temat
LajmeVend

Të afërta