Teprica e kilogramëve është e lidhur me kujtesën e dobët

Mbase tingëllon e pabesueshme, mirëpo obesiteti ka lidhje me kujtesën, më saktë me kujtesën episodike.

Një hulumtim i ri, i publikuar në Journal of Experimental Psychology, ka treguar që njerëzit obesë kanë kujtesë më të dobët se thatanikët.

Testimet në 50 persona kanë bërë të ditur se të jesh në mbipeshë është i lidhur me dobësimin “episodik të kujtesës”, apo për përkujtimin e përvojave të kaluara.

Ata duhej të fshihnin objektet në kohë të ndryshme dhe në skena të ndryshme, të cilat më pas janë shfaqur në ekranin e kompjuterit. Ata më vonë janë pyetur se çfarë kanë fshehur, ku dhe kur.

Testet rezultuan se njerëzit me mbipeshë kishin kujtesë për 15 për qind më të dobët se njerëzit e hollë.

431138-obese-overweight-afp-relax-news-435x245

Nëse ju nuk mbani mend ekzaktësisht sa keni ngrënë më parë, atëherë rriten shanset që ju të mos e kontrolloni dot sasinë e ushqimit.

Studiuesit pohojnë se grupi i personave të analizuar ishte i vogël në numër, por megjithatë përfundimet e studimit përputhen me rezultate nga studime të ngjashme mbi ndikimin që ka pasha trupore tek aktiviteti mendor si marrja e vendimeve, zgjidhja e problemeve dhe emocionet.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 35% e amerikanëve janë obezë, ndërsa 2/3 e amerikanëve janë obezë ose mbipeshë. Pritet që këto shifra të rriten.

Hormonet dhe truri luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Nëse ju ushqeheni duke parë televizor ose vuani nga amnesia, ka mundësi që ushqeheni më shpesh dhe në sasi më të mëdhaja. /Telegrafi/

Temat
Shëndet

Të afërta