Stjuardesa më e vjetër në botë (foto)

Bette Burke-Nash, është stjuardesa më e vjetër në histori. Ajo është 80 vjeçe dhe në fakt punon në bordin e një avioni të “Us Airways”. Punën e saj ajo e nisi në vitin 1958 në linjën “Eastern Air Lines”.

“Atë kohë punoja si stjuardesë ishte njësoj sikur të hipje në skenë, ose t’i nënshtroheshe një provimi. Ishte mjaft romantike që të punoje si stjuardesë”, ka shpjeguar Burke-Nash në një intervistë pak muaj më parë.

Në fakt për të punuar, duhej më parë që të frekuentojë një kurs për mirësjelljen dhe kur të ishe në turnin e klasit të parë duhej tu shërbeje klientëve me doreza të bardha dhe enë porcelani. Atë kohë stjuardesat nuk mund të martoheshin apo të kishin fëmijë.

Duhet të ndiqnin dieta dhe kur të shkonin 32 vjeç, duhej të braktisnin punën në bord. Rregullat ndryshuan si nga veshja dhe si nga qasja ndaj udhëtarëve. Për shkak të ndryshimeve, gjyshja është ende në punë si stjuardesë.

Betty1

shuttle2

Bette3

Bette-Nash

Temat
Fun

Të afërta