Më telefonoi nipi im nga një gomone. Po vdesin.
Zotëri, ju ku ndodheni?
Në Baranzate (qendër e vogël në veri të Milanos).
Po nipi juaj?
Në det, bashkë me djem të tjerë shqiptarë, drejt Anglisë. Por gomonja prishur.
Italishtja e tij nuk është plotësisht e saktë. Fjalitë hapin një skenar kompleks. Ishte ora 2 e natës të së shtunës: në centralin operativ të Kuesturës së Milanos, funksionarët po ndjekin grupet e fundit të tifozëve që po rinisen për në Spanjë, pasi kishin ndjekur finalen e Champions League. Por është kjo gomone që po fundoset, një mijë kilometra larg, në Kanalin e Anglisë.
Komunikimi është i trazuar. Ekuilibri i luhatshëm: duhet qetësuar personi, por duhen marrë edhe informacione me shpejtësi. Polici i 112-s përpiqet të mbledhë të dhëna. Kërkon numrin e djalit. Një tjetër agjent e telefonon. Telefoni nuk përgjigjet.
Pyetje të tjera:
Nga janë nisur?.
Nga Belgjika.
Ku ndodhen tani? Keni ndonjë të dhënë?
Më ka thënë se shohin dritat e varkave të tjer. Kështu që mbase janë pranë brigjeve. Por po mbyten. Nxitoni.
Në zonën detare mes Libisë dhe Siçilisë ka qenë një javë dramatike: 13 mijë zbarkime, 700 viktima. Telefonata që mbërrin nga Zyra e parandalimit të përgjithshëm të policisë, e udhëhequr nga Maria Jos Falcicchia, e zhvendos objektivin te një tjetër rrugë. Analistët sapo e kanë shënuar në hartat e trafikantëve. Pas shtrëngimit të kontrolleve në portin e Calais dhe të Eurotunelit, grupe të vogla emigrantësh nisen për nga Angli nga brigjet belge dhe franceze.
Rreziqet janë të jashtëzakonshme. Kalimet e suksesshme deri tani fare të pakëta. Më 13 prill u pikas një gomone një milje larg portit të Doverit: në bord kishte dy iranianë, kishin orë që kishin mbetur në det. Më 23 maj, autoritetet sekuestruan një katamaran që sapo kishte mbërritur në Chichester Marina (zonë e Portsmouth): kapiteni anglez, i kërkuar për vrasje në Spanjë kishte marrë me vete 17 emigrantë ilegalë shqiptarë.
Të shtunën, pak pas orës 2 të natës, nha kuestura e Milanos nisi një tjetër operacion shpëtimi. Në central, turnin e kishte një funksionare e re, Letizia Nardacci: “Në atë moment kishte shumë ankth – tregon ajo – kishim nevojë që të mblidhnim sa më shumë informacione të ishte e mundur dhe sa më shpejt”.
U kërkua bashkëpunimi i karabinierëve të Baranzates: nga stacioni i tyre u nis menjëherë një veturë, duhet folur personalisht me burrin që telefonoi.
Djaloshi te gomonia që po mbytet quhet Santiliano P., është 16 vjeç; është nisur nga Shkodra në Shqipëri. Donte të shkonte në Londër. Për udhëtimin kishte paguar 12 mijë euro dhe ishte dërguar në Gand, në Blegjikë, ku do të mbahej nga një familje franceze: detajet nuk janë ende shumë të qarta, por nga ajo që kuptohet, pas bllokimit të Calais, trafikantët/skafistët e Veriut po i zhvendosin bazat e tyre në Lindje.
Për siguri dhe për emergjenca, përpara se të nisej, djali shqiptar ka marrë numrin e xhaxhait që jeton paksa në dalje të Milanos. Të shtunën natën e telefonoi nga një numër anglez (ndoshta një telefon që i ishte dhënë nga skafistët). Pas asaj telefonate numri nuk jepte më sinjal.
Brenda pak minutash, pas alarmit, nga kuestura nisën tre telefonata: ndaj rojes bregdetare italiane, ndaj Centralit operativ të kapitenerisë së portit të Romës dhe Interpolit. Verifikime të menjëhershme, kontakte me Londrën, përpjekje lokalizimi. Nga Folkestone, pranë Dover, u nis një helikopter; dy anije shpëtimi dolën në det. Gomonja shihet dy milje larg brigjeve. Po fut ujë. Në bord: dy anglezë dhe 18 emigrantë shqiptarë (mes të cilëve një grua dhe dy fëmijë). Pas orës 4 vjen një telefonatë nga Interpoli: Operacioni përfundoi. Shpëtuan të gjithë. Në plazhin e fshatit Dymchurch, në mëngjes, do të gjendet një tjetër gomone e braktisur: një grup i dytë ia kishte dalë ta kalonte ngushticën e Doverit.
Përshtati: Syri – Në foto gomonia me të cilën udhëtonin shqiptarët