Art

Nderohet Bekim Fehmiu në Festivalin e Beogradit (Foto)

By FIRST CHANNEL

May 31, 2016

Festivali i Tretë “Mirëdita Dobar Dan”, pritet të mbahet nga 1 deri në 4 qershor në Pallatin e Rinisë në Beograd. Aty do të prezantohet skena kulturore dhe sociale e Kosovës e në theks të veçantë për nder të aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu.

Festivali këtë vit feston 80 vjet që nga lindja e Bekim Fehmiut, pikërisht në ditën e hapjes, më 1 qershor, kur do të shfaqet filmi “Babai” fitues i shumë çmimeve, me regji nga Visar Morina, transmeton Indeksonline.

Publiku në Beograd do t’i paraqiten edhe libra të intelektualeve të Kosovës Veton Surroi “këmbët Gjarprit”, e cila flet për Presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili quhej Gjarpër i luftës, dhe disa njerëz të cilët sot luajnë role të rëndësishëm në Kosovë edhe po ashtu kanë peshë të madhe atje.

Publiku në Beograd do të ketë mundësinë të dëgjojnë muzikantët si Besa Ljugiqi – soprano, dhe Ljiriku Pula Kasapolli – pianist, si dhe të shohin ekspozitën “Këngët e peshkut” nga artistja Blerta Surroi.