Ishte një dëmtim i rëndë por që sërish nuk e pengoi Kukelin që të vijonte vrapimin dhe të mos e linte aksionin në mes si shoku i skuadrës me të cilin u përplas.
Mesfushori ende nuk ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore pasi ka 5 të qepura në kokë ndërsa dhimbejt janë të pashmangshme.
Ditën e djeshme Burim Kukeli është bashkuar me Kombëtaren në Austri ku ka ndjekur lojtarët në park dhe gjithashtu ka vizituar muzeun në Vjenë për të parë nga pranë armët e heroit kombëtar, Skënderbeut.
Lojtari është optimist se do të përzgjidhet nga trajneri De Biasi i cili sot do të largojë 4 lojtarë duke formuar kështu grupimin zyrtar prej 23 futbollistësh që do të udhëtojnë drejt Francës.
Fjalët kyçe
Kukeli