Korea e Veriut në mbështetje të Trumpit: Ai është i urtë, Hillary e mërzitshëm

Koreja e Veriut mbështet Donald Trump për t’u bërë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara duke thënë se ai ishte i mençur, shkruan sot britanikja “Independent”.

Siç thuhet aty shteti i ka ardhur në mbështetje Trumpit është sepse ai mund të bashkojë Gadishullin Korean dhe të mbështet propozimin që të ketë bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-Un, transmeton Indeksonline.

“Mendimi im personal është se ka shumë aspekte pozitive edhe për në nëse Trump bëhet president i Amerikës, ai bënë politikë të zjarrtë”, tha Han Jong Muk.

Përveç kësaj, editoriali kritikon Hillary Clinton, kandidaten demokratike, duke theksuar se ajo është e mërzitshme.

Gjithashtu, gazeta kritikon “modelin e aplikimit për zgjidhjen e krizës bërthamore iraniane në Gadishullin Korean.

Temat
BotëLajme

Të afërta