Kombëtarja shqiptare ka nisur stërvitjen për ditën e sotme por ajo që bie në sy është se De Biasi për herë të parë ka në dispozicion 27 lojtarët.
Taktika është kryefjala e kësaj stërvitje ndërsa lojtarët janë ndarë në dy grupe duke zhvilluar seancën stërvitore, shkruan Syri.net.
Para se të niste stërvitja De Biasi së bashku me stafin teknik dhe lojtarët kanë analizuar gabimet taktike që kanë bërë në ndeshjen kundër Katarit.
Lajme jo të mira për mesfushorin e dëmtuar në kokë Burim kukeli i cili ditën e sotme nuk po vijon stërvitjen me skuadrën.
Stafi mjekësor ka konfirmuar se Kukeli ka të nevojshëm një kohë prej 7 ditësh në mënyrë që t’i mbyllet plaga pasi ka 5 të qepura në kokë.
Fjalët kyçe
Burim Kukeli