Është njëri prej çifteve më të famshme në Kosovë.
Këngëtarja Nora Istrefi, ka publikuar një fotografi të ceremonisë së fejesës me Robert Berishën.
“Fejesa jonë”, ka shkruar Nora, ndërsa në Fotografi shihet Roberti duke i vënë unazën në gisht.
Fotografia tregon po ashtu se sa kanë ndryshuar Nora dhe Roberti me kalimin e viteve.
Mbase, me këtë fotografi Nora ka dashur t`u jap fund hamendësimeve se është ndarë me Robertin.
Ndryshe, çifti jetojnë të lumtur së bashku dhe ka disa muaj që janë bërë prindër të Renes./BS
Temat
Showbiz