Lajme

Haziri lavdëron nxënësit gjilanas, kundërshton anulimin e testit

By FIRST CHANNEL

May 31, 2016

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar anulimin e testit të arritshmërisë në komunën e tij.

Ai ka thënë se vendimi i Ministrisë së Arsimit është i paargumentuar, ndërkaq ka shtuar se vëzhguesit, administruesit dhe komisionerët nuk kanë gjetur asnjë vërejtje, transmeton lajmi.net

“Organizatat e fuqishme ndërkombëtare po e vlerësojnë përditë arsimin në Gjilan si shembull për Kosovën. Nxënësit tanë po triumfojnë në çdo garë, në nivel Republike dhe po kualifikohen për gara ndërkombëtare”, është shprehur Haziri.

Ai ka bërë thirrje ministrit Arsim Bajrami që ta “përmirësoj gabimin e vartësve të tij”.